Bayerni ka zgjedhur. Jupp Heynckes, trajneri që ka arritur fitoren e trfishtë në vitin 2013 është zgjedhja e përkohshme për stolin bavarez. 72-vjecari do të marrë drejtimin e ekipit deri në fund të këtij sezoni duke i dhënë kështu zgjidhje boshllëkut të krijuar nga shkarkimi në mes të sezonit të italianit Carlo Anacelotti. Lajmin e bën të ditur e përditshmja prestigjioze gjermane Bild, e cila vijon artikullin e saj duke theksuar se Thomas Tuchel, ish trajner i Borussia Dortmund me të cilin klubi pati zhvilluar një bisedë paraprake, nuk u pa të ishte në lartësinë e duhur, ndërkohë që Julian Nagelsmann nuk e pati rrugën e lirë nga Hoffenheim.
Në janar të vitit 2013 ishte komunikuar lajmi se në vend të Heynckes do të mbërrinte Pep Guardiola dhe para se t’i jepte lamtumirën, në muajt që i kishin mbetur ai mori sadisfaksionin e fitoreve në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League. Pas fitores së trefishtë të parë në historinë e klubit gjerman, Heynckes lajmëroi se më këtë triumf i jepte fund edhe karrierës së tij si trajner. Më pas miq e kolegë u munduan t’i ndryshonin mendjen.
Gjithsesi, duhet ktheksuar fakti se Don Jupp flet shumë mirë spanjisht përkatësisht gjuhën e latinëve Vidal dhe dhe Hames Rodriguez dhe do të jetë faktor plus për të risjellë harmoninë e munguar dhe shuarjen e konflikteve të krijuara në dhomat e zhveshjes. Githashtu Heynckes ruan raporte shumë të mira edhe me Robben e Neuer. Ndërkohë më i fituari duket Uli Hoeness, me Presidentin aktual që do të ketë një mundësi tjetër shumë të mirë për të qetësuar ndërgjegjen e tij pas vendimit të marrë në vitin e largët 1991, sezoni i parë për Heynckes në stolin e bavarëzevë, në të cilin ai e pati shkarkuar. Për këtë episod Uli Hënes gjithnjë është shprehur se është penduar dhe se ka qënë gabimi më i madh në vendimarrjen e tij në karrierën si drejtues. Kjo është hera e katërt që Jup Heynckes rikthehet në stolin e Bayern Munich, e sigurisht që para një figure si ai trajnerët e rinj duhet të presin në rradhë.
