Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

“Be All Padel”, në Prishtinë inaugurohen fushat e para të Padelit

Një vit më parë kur për herë të parë Besim Shulemaja bënte përçapjet e para për të themeluar Federatën e Padelit në Kosovë dhe më pas dhe në Shqipëri, në dy anët e kufirit nuk kishin dëgjuar kurrë për këtë sport të ri, që ishte kthyer në trendin e vipave në Europë.

Një vit më pas, padeli, jo vetëm që ka fushat e para në Shqipëri, por falë këmbënguljes së Besim Shulemajës dhe bashkëpunimit me një njeri të afirmuar të sportit, si Lorik Cana, edhe Kosova për herë të parë ka mundësi të ketë fushat e para të padelit.

Një përzierje mes tenisit dhe squashit, së fundmi dhe një disiplinë olimpike, padeli do të jetë jo vetëm një trend i ri në Prishtinë dhe Kosovë, por dhe një mundësi për t’u shndërruar në një sport mase falë bashkëpunimit mes Besim Shulemajës dhe Lorik Canës.

Ironia e fatit e donte, që të ishin pikërisht dy ish futbollistë, që do të nisnin këtë sipërmarrje të re, teksa njëri bëri emër te Halmstad në Allveskan dhe tjetri kapiteni legjendar i Shqipërisë dhe i Olimpik Marsejë.

Fati nuk e desh që të luanin së bashku në ngjyrat kuqezi, por i bashkoi në fushën e padelit, si sipërmarrës, një sport që çuditërisht ka gjetur sidomos hapësirë mes njerëzve të futbollit, aq sa dhe moto e prezantimit të fushave “Be All Padel” është “Mesi e ka një fushë të padelit n’shpi, ama dhe ti se ki larg shpisë tash”.

Gjatë prezantimit të fushave të Padelit në Prishtinë, ishte dhe kryetari i komunës së kryeqytetit, Përparim Rama, i cili theksoi se ky sport është kaq infektues sa dhe ai tanimë po mendon seriozisht ta ushtrojë atë:

Qëllimi megjithatë nuk është thjesht argëtimi por dhe masivizimi, krijimi i të parës Ligë të Kosovës në Padel, ku disa përçapje janë bërë në fundin e vitit 2021 dhe në fillim të këtij viti me kampionatet mes sportistëve të Kosovës e Shqipërisë të organizuar në Suedi, por gjithashtu dhe krijimi i të parës ekip përfaqësues të Kosovës dhe Shqipërisë, në sportin e padelit dhe prezantimin në arenën ndërkombëtare.

Një ëndërr e kahershme e Canës dhe Shulemajës, që hodhën gurin e parë të themelit të këtij sporti kaq të veçantë dhe në Kosovë, sepse njerëzit e sportit, e kanë të vështirë të shkëpusin rrënjët e tyre nga sporti.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...