Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Beckham do Luis Suarez te Inter Miami!

Sezoni i parë, pra ai debutues në MLS ka rezultuar një zhgënjim i vërtetë për Inter Miamin kjo për shkak edhe të pandemisë Covid-19 që reduktoi ndjeshëm numrin e ndeshjeve në elitën e futbollit amerikan. Megjithatë klubi që ka si pronar një legjendë të futbollit anglez dhe jo vetëm David Beckham ka nisur që tani të mendojë për sezonin e ardhshëm për të ndërtuar një skuadër që mund të luftojë për pozicionet më të larta në renditje dhe pse jo për të fituar titullin. Për këtë arsye Inter Miami ka shënjestruar sulmuesin uruguain të Barcelonës, Luis Suarez si objektiv të parë për sulmin. “El Pistolero” ka kontratë deri në verën e vitit 2021 me Barçën dhe nëse luan në 60% gjatë këtij sezoni kontrata e 33-vjeçarit mund të rinovohet automatikisht edhe me një tjetër sezon, por gjasat janë që Suarez të largohet dhe pse jo në Major League Soccer te Inter Miami pasi ai është shprehur se në të ardhmen do t’i pëlqente të luante në MLS.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...