Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bedri Greca rikthehet në Kosovë, firmos me Feronikelin

Bedri Greca rikthehet në IPKO Superligës e Kosovës, ku më parë ka luajtur për Gjilanin. Gjatë pjesë së dytë të sezonit që sapo u mbyll, Greca dha kontribut për Laçin në Superiore.

29-vjeçari ka firmosur për Feronikelin, ku pritet të ofrojë më tepër cilësi dhe përvojë për sulmin e këtij ekipi.

Roli natyral i tij është si sulmues anësor, përkatësisht i djathtë, por ai është i aftë të luajë edhe si qendërsulmues api i majtë. I përshtatshëm, i gjithanshëm edhe i gatshëm për të tria pozitat e sulmit.

I njohur për depërtimet e tij dhe harkimet e sakta në zonë, Greca pritet të jetë “armë” tejet e fuqishme për klubin, sidomos për repartin sulmues.

Bedri Greca shumicën e karrierës së tij e ka kaluar në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, përkatësisht në skuadra si: Flamurtari, Kukësi e Tirana.

Greca është prezantuar sot në ambientet e klubit të Feronikelit nga zëvendëspresidenti Ragip Veseli dhe nga drejtori i përgjithshëm, Artan Berisha.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...