Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bedri Greca tek Laçi i huazuar për Europën

Pas Erjon Hoxhallarit Laçi i merr Tiranës mesfushorin e krahut Bedri Greca. 28-vjeçari ashtu si edhe mbrojtësi ka pranuar të luajë me kurbinasit në Europa League, një marëveshje e cila është arritur në bashkëpunim midis dy klubeve dhe vetë futbollistit. Futbollisti është nën kontratë me Tiranën, teksa në Kategorinë e Parë ka qënë pjesë e rëndësishme në formacionin e Ze Marias, i cili e sheh sërish si një element të vlefshëm edhe për sezonin e ardhshëm. Huazimi tek Laçi është një mundësi e mirë për lojtarin të tregojë vlerat e veta ndërkohë që kjo është marëveshja e dytë e huazimit midis klubeve, pas asaj të arritur më herët për huazimin e mbrojtësit Erjon Hoxhallari. Tek Laçi Bedri Greca pritet të mbulojë hapësirën e lënë bosh nga largimi i mundshëm i Ansi Nikës, por gjithashtu ka treguar se mund të luajë edhe në majën e sulmit, pozicion i cili tek kurbinasit u mbajt gjatë sezonit të shkuar nga Reginaldo. Pas largimeve të shumta Laçi po bën lëvizje të studiuara në merkato për tu paraqitur sa më mirë në Europa League ndaj skuadrës qipriote Anorthosis. Bashkë me dy lojtarët e huazuar nga Tirana me bardhezinjtë prej fillimit të fazës përgatitore është afruar edhe një mesfushor kroat i cili pritet të firmosë për të qënë pjesë e ekipit për edicionin e ri.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...