Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Befasia në Bundesligë, berlinezët mposhtin Kolnin dhe kryesojnë kampionatin

Union Berlini vijon marshimin në këtë sezon të ri, duke marrë fitoren e katërt sezonale, që e ngjit në vendin e parë. Kryeqytetasit iu falën një autogoli në minutat e para, për të marrë tri pikët e radhës ndaj një kundërshtari që bëri çmos në vijim për të mos dalë duarbosh, por nuk pati rezultat.

Që në minutën e katërt, skuadra nga Berlini kaloi në avantazh falë një autogoli. Hubers, në tentativë për të larguar topin, e dërgoi gabimisht në portën e tij. Siebatcheu pati mundësinë më të mirë për dyfishuar rezultatin gjashtë minuta më vonë, por këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë amerikani nuk u tregua i saktë. Emocionet më të mëdha ishin rezervuar në minuta e para, teksa edhe në të 15-ën Beker arriti që të gjente rrjetën, por ndërhyrja e sistemit VAR ndali festën e skuadrës së Union Berlinit.

Kolne tentoi për të ndryshuar diçka në vijim, por e pati të vështirë, ndërsa në pjesën e dytë, saktësisht në të 58-tën kryeqytetasit goditën shtyllën me Trimmel. 10 minuta para fundit të ndeshjes Kilian mori kartonin e dytë të verdhë për vendasit, me Kolnin që me një lojtar më pak nuk arriti të reagonte. Union Berlini mori maksimumin e pikëve dhe tani e sheh veten në kuotën e 14 pikëve.

Sfida e fundit e javës së gjashtë mes Frieburgut dhe Gladbachut u mbyll pa gola. Pikërisht ky barazim i dha mundësi Union Berlinit të kryesojë i vetëm me 14 pikë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...