Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Befason Fernando Alonso, tërhiqet nga Formula 1

Fernando Alonso do të tërhiqet nga Formula 1 në përfundim të Botërorit. Piloti spanjoll e bëri publik vendimin e tij në rrjetet sociale, ku publikoi edhe një video që tregon rrugëtimin e tij në këte sport.

“Pas 17 viteve të mrekullueshme në këtë sport fantastik, ka ardhur koha për një ndryshim. Kanë mbetur edhe disa gara deri në përfundim të sezonit, të cilat do t’i zhvilloj me pasionin dhe impenjimin e përhershëm. E kam marrë tashmë vendimin për t’u tërhequr disa muaj më parë dhe më duhet të falënderoj Chase Carey dhe Liberty Median për sforcimin që bënë për të më ndryshuar mendjen. I falënderoj të gjithë te McLareni, zemra ime do të jetë gjithmonë me ta. Kishte ardhur momenti i duhur për t’u larguar nga F1. Falënderoj të gjithë ish-shokët e mi të skuadrave të ndryshme, rivalët e mi, partnerët dhe gazetarët, pra të gjithë ata me të cilët kam punuar. Veçanërisht falënderoj të gjithë fansat e mi në të gjithë botën.”

37-vjeçari është shpallur kampion në Formula 1 në vitet 2005 dhe 2006 me Renault, pak vite pasi kishte debutuar me Minardin (2001). Nga viti 2010 deri më 2014 garoi me Ferrarin, më pas u transferua te McLarenin. Në Vitin 2019 nuk do të jetë më pjesë e Formula 1.

https://www.facebook.com/FernandoAlonsoOficial/videos/221607941820007/?t=33

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...