Formula 1

Befason Jean Todt: Garën e Brazilit e ndoqa së bashku me Schumacherin!

Vetëm pak ditë pas deklaratës se priftit Georg, rreth takimit që ka patur me Michael Schumacher në vitin 2016, heshtjen e “varrit” e thyen edhe Jean Todt, ish-drejtuesi i njohur i Ferrarit.  72-vjeçari i ka befasuar të gjithë teksa ka zbuluar se e ka ndjekur bashkë me legjendën gjermane të Formula 1 Çmimin e Madh të Brazilit, që u zhvillua 11 nëntorin e kaluar.

“Jam gjithmonë shumë i kujdesshëm kur them diçka, por është e vërtetë që Çmimin e Madh të Brazilit e kam ndjekur bashkë me Michael në Zvicër.”

Jean Todt, në respekt të privatësisë së kërkuar nga familjarët e ish-pilotit të famshëm të Formula 1 nuk dha asnjë informacion më të detajuar për gjendjen e tij.

Todt ka qenë në krye të Ferrarit në vitet e arta të trofeve të Schumit. Ai e viziton shpeshherë 7 herë kampionin e botës në rezidencën e tij në Gland të Zvicrës, pas aksidentit të rëndë që pësoi në Meribel të Francës 5 vite më parë. Familjarët kanë qenë shumë të kujdesshëm për të mos lejuar rrjedhjen e informacionit, ndaj shumë pak është mësuar për gjendjen shëndetësore të Schumacher.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top