Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Befason legjenda Stoichkov: Ronaldon s’do ta intervistoj kurrë, s’do të ketë tjetër si…

Që kur ka nisur bashkëpunimin me transmetuesin televiziv të Miamit, Univision, ka intervistuar me shumë se 50 personalitete të futbollit botëror, por nuk do t’ia dijë për Cristiano Ronaldon. Edhe pse ndodhet në karantinë, në Florida, ish-sulmuesi i Barcelonës, legjendë e futbollit bullgar, Hristo Stoichkov, nuk ngurron të japë mendimin e tij për CR7:

“Kam bërë kaq shumë intervista sa mund të mbush dvd të tëra, por nuk do ta intervistoj kurrë Cristiano Ronaldon.”

Para naivitetit të intervistueses së “El Mundo Deportivos”, Cristina Cubero, Topi i Artë i vitit  1994 provoi të jepte një shpjegim:

“Fakti është që nuk dua ta bëj. Në intervistat e mia flas për futbollin dhe nuk kërkoj tituj të fryrë. Kërkoj anekdota, mësime… Dhe me më të mirët. Intervistat më të mira i kam realizuar në familjen time, që është Barça. Kur fola me Messin, për shembull, e ndieja që kuptoheshim për gjthçka, sepse kemi jetuar të njëjtat situata: Top i Artë, të qenit futbollist elitar. Nuk do të ketë një tjetër si ai.”

Mes të preferuarve të Stoichkovit është edhe Jose Mourinho:

“Më do shumë. Është gjithmonë interesante ta dëgjosh, të befason. Ishte e mrekullueshme edhe intervista me Carlo Ancelottin. Janë sjellë shumë mirë me mua, madje edhe Simeone e  Klopp, që e kam intervistuar tri ditë para Championsit.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...