Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Befason Leonardo: Duam që Neymar e Mbappe të qëndrojnë te PSG, por nuk u lutemi për rinovimin!

Neymar Jr dhe Kylian Mbappe vazhdojnë të kenë shumë merkato, pavarsisht krizës financiare që ka prekur futbollin për shkak të pandemisë COVID-19. Për të ardhmen e dy yjeve të sulmit të PSG, foli drejtori sporitiv i parizienëve, braziliani Leonardo i cili theksoi se kampionët e Francës do të bëjnë çmos për të rinovuar kontratat aktuale me Mbappe dhe Neymar por kurrësesi nuk do t’u luten atyre për të qëndruar gjatë në Parc des Princes. Mbappe kërkohet nga Reali i Madridit, ndërkohë që për Neymar vazhdon të flitet për një rikthim te Barcelona.

“Shpresoj që ata të jenë të bindur për të rinovuar. PSG është vend i mirë për një lojtar të nivelit të lartë, i cili drejtohet nga ambicie të mëdha. Duam të arrijmë marrëveshje me ta.Gjithashtu nuk mund të kalojmë mbi mundësitë tona ekonomike. Sigurisht, që nuk do i lusim ata. Kush dëshiron vertetë të qëndrojë në Paris, do e bëjë”, u shpreh Leonardo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...