Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Befason Manchester United, merr Mandzukicin nga Juventusi

Zhvillim i ri sa i përket merkatos në aksin Torino-Manchester. “Djajtë e Kuq”, sipas “Daily Mail”, janë shumë pranën nënshkrimit me sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat ka rënë dakord për kushtet personale të kontratës me United, që do të jetë 3-vjeçare, pra deri në vitin 2022, me një pagë 6.2 milion paundë në sezon. Kjo do të thotë se do të përfitojë 35% më shumë se shuma aktuale që merr te bardhezinjtë.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, e sheh Mandzukicin si zëvendësuesin të Romelu Lukakut, i cili pritet të largohet pikërisht tek Juventusi para të enjtes.

Lukaku aktualisht është pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Paulo Dybalan, por nëse argjentinasi do ta refuzojë një transferim në “Old Trafford”, sërish Juventusit do të të bëjë të pamundurën për të marrë sulmesin belg.

Kampionët e Serisë A ose do të riinvestojnë paratë që do të fitojnë nga shitja e Mandzukicit, i cili besohet t’u kushtojë “Djajve të Kuq” 15 milionë paundë, ose mund ta përfshijnë atë në një marrëveshje shkëmbimi me Lukakun.

Juventus ishte shumë i interesuar për t’i gjetur një destinacion të ri sulmuesit kroat verë, pasi ai nuk do t’i përshtatej stilit të lojës së Maurizio Sarrit.

Pasi zhvilloi disa biseda me trajnerin e Juventusit dhe zyrtarë të nivelit të lartë në klub, 33-vjeçari pranoi të largohej.

Transferimi i tij tek Manchester United është realizuar dhe duhet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...