Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Befason Partizani, firmos me mbrojtësin e Shkëndijës së Tetovës

Partizani bën një tjetër goditje pak ditë para mbylljes së merkatos. Klubi i kuq njofton arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin nigerian, Alma Abbo Wakili. 21-vjeçari, i cili vjen nga Shkëndija e Tetovës, ka firmosur me të kuqtë një kontratë 1- vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Wakili, i cili luan në rolin e mbrojtësit të majtë, do t’i bashkohet skuadrës të martën në seancën e radhës stërvitore. Afrimi i këtij futbollisti shton konkurrencën në anën e majtë të mbrojtjes, duke i dhënë mundësi Trashit të aktivizohet në mesfushë, ku do të ketë më shumë detyra sulmuese.

Gjatë sezonit të kaluar Alma Abbo Wakili është aktivizuar në 9 ndeshje të Ligës së Parë të Maqedonisë dhe ka realizuar një gol në fitoren 1-3 në fushën e Sileksit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...