Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Befason Partizani, rikthen pas 5 vjetësh ish-in e Kombëtares

Lëvizje surprizë e Partizanit në merkaton e futbollistëve. Klubi i kuq ka njoftuar këtë të premte nënshkrimin me Emiliano Vilën, një njohje e vjetër e të kuqve, që rikthehet te kampionët në fuqi pasi mbylli përvojën me Teutën.

Kujtojmë që Vila ka luajtur në dy periudha në klubin e kuq: gjatë sezonit 2014—2015 dhe në 2016-2018, duke shënuar nëntë gola në 101 ndeshje në Kategorinë Superiore me fanellën e Partizanit.

Emiliano Vila gjatë karrierë së tij numëron 27 ndeshje me Kombëtaren, teksa ka shënuar tre gola.

Lexoni edhe:

Njoftimi i Partizanit:

“FK Partizani njofton rikthimin e Emiliano Vilës në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe mesfushori i njohur kanë mbyllur marrëveshjen mes tyre dhe nga sot Vila do të jetë pjesë e Kampionëve të Shqipërisë për këtë sezon futbollistik. Pas eksperiencës pozitive me Teutën sezonin e kaluar Vila rivesh fanellën e kuqe.”

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Ndeshja Waalwijk-Ajax u ndërpre përfundimisht, pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri Eitenne Vaessen. Portieri i vendasve ra pa ndjenja në minutën e 85’...

La Liga

Myrto Uzuni nuk e nisi si titullar ndeshjen e Granadës në transfertë ndaj Almerias si pasojë e një problem fizik nga sfida e kaluar....

Premier League

Organi i gjyqtarëve PGMOL (Professional Game Match Officials Limite) ka pranuar se vendimi për të anuluar golin e Luis Diaz në humbjen 2-1 të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...