Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Befason Payet, zgjedh ta vijojë karrierën në Brazil

Tjetër lëvizje befasuese në merkaton e futbollistëve. Futbollisti francez, Dimitri Payet, vetëm pak javë pas zyrtarizimit të largimit në Olimpiku i Marsejës, ka vendosur ta vijojë karrierën në Brazil, te skuadra e Rio de Janeiros, Vasco da Gama.

Në fakt, kjo skuadër deri pak ditë më parë ishte e interesuar për Diego Costan, por sulmues 34-vjeçar preferoi t’I bashkohej skuadrës kryesuese të kampionatit elitar brazilian, Botafogo.

Francezi, nënkampion i Evropës me “Les Bleus” në vitin 2016, ka firmos me Vascon deri në vitin 2025, më pak se një muaj pasi u largua me lot nga Olympiku i Marsejës.

Lexo edhe: 

Në moshën 36-vjeçare, Payet kishte marrë propozime të tjera brenda Ligue 1, por qëllimi i tij ishte të largohej nga Franca.

Do të jetë përvoja e tij e dytë jashtë vendit, pas asaj periudhe të shkurtër në Angli me West Hamin, dhe e para jashtë Evropës.

Në periudhën e tij të fundit me Olimpikun e Marsejës Payet ka qenë dy herë nënkampion në Ligue 1 dhe në një rast në Ligën e Evropës, pasi humbi në finalen e 2018 përballë Atléticos së Madridit.

Ai është lojtari i tretë me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e klubit nga jugu i Francës (326).

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...