Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Befason portieri Olsen, refuzon zgjatjen e huazimit dhe nis pushimet më herët

Portieri suedez Robin Olsen ka njoftuar mbrëmjen e djeshme drejtuesit e Cagliarit se ka vendosur të largohet pas datës 30 qershor dhe se nuk do të jetë pjesë e skuadrës sarde deri në përfundim të sezonit.

Gardiani 30-vjeçar suedez është në pronësi të Romës, por u huazua te kuqeblutë në fund të verës së kaluar dhe marrëveshja e huazimit përfundon pikërisht më 30 qershor.

Por ndryshe nga sa kanë vepruar shumë lojtarë të tjerë, Olsen ka refuzuar të luajë edhe në verë për Cagliarin, duke pranuar se bëhet fjalë për një vendim tërësisht personal, që nuk lidhet aspak me klubin e Romës.

Në fakt verdhekuqtë kishin dhënë miratimin e tyre për zgjatjen e huazimit deri më 31 korrik, por vetë Olsen ka preferuar të nisë pushimet, më mirë sesa të vijojë të bëjë rezervën e Cragno te Cagliari.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...