Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Befason Rakitic: Dua që të zbresim në fushë, edhe me riskun se mund të infektohem

Qeveritë ligat dhe federatat e vendeve të ndryshme të botës po diskutojnë çdo ditë për të parë mundësitë e rinisjes së kampionateve të futbollit ose të ndërprerjes fare të tyre, siç është vendosur tashmë në disa vende, ndërsa ka edhe shumë futbollistë që shtyjnë për të rifilluar sa më shpejt.

Një ndër ta është mesfushori kroat i Barcelonës Ivan Rakitic, që në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjolle Marca, deklaroi se është gati të rikthehet në fushën e lojës, edhe me riskun se mund të infektohet nga koronavisuri.

Kroati shtoi në deklaratën e tij se futbollistët e kanë detyrim moral të zbresin në fushë për të shmangur humbjet e mëdha të klubeve të tyre dhe njëkohësisht për të argëtuar njerëzit në këto ditë të vështira për botën mbarë.

“jam gati të zbres në fushë, edhe me riskun se mund të infektohem. Siguri maksimale nuk do të ketë asnjëherë, por unë dua të rikthehemi të luajmë, normalisht duke respektuar disa parametra. Për gjithë sa kemi fituar ndër vite, e kemi detyrim ndaj klubeve që të zbresim në fushë dhe të shmangim humbjet e mëdha ekonomike të tyre. Gjithashtu, duhet të rifillojmë edhe për të argëtuar sadopak njerëzit në të gjithë botën, që po kalojnë momente të vështira ashtu si ne”, deklaroi mesfushori kroat.

Ivan Rakitic luan prej disa sezonesh te Barcelona dhe gjatë kësaj vere pritet të largohet nga Katalunja pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Quique Setien, ndërsa për kartonin e tij interesohen klube të ndryshme italiane, angleze e spanjolle.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...