Kombëtare

Befason Sokol Cikalleshi, transferohet tek Akhisari

Sokol Cikalleshi gjen skuadër të re në Superligën e Turqisë. Sulmuesi kavajas, pasi mbylli para kohë huazimin te Goztepe, vendosi t’i bashkohej Akhisarsporit, ekip me të cilin ka luajtur i huazuar nga Istanbul Basaksehir në  pjesën e dytë të sezonit 2016-2017.

Në fakt, ishte shkaktuar një lloj paqartësie për të ardhmen e 28-vjeçarit, për faktin se në fillim të sezonit aktual kishte luajtur ndeshje zyrtare me Osmanlisporin, për t’u huazuar më pas te Goztepe, pra nuk do të mund të luante me një ekip të tretë brenda një sezoni, por Cikalleshi ka marrë garanci nga Federata Turke e Futbollit që ky rregull vlen kur bëhet fjalë për skuadra të së njëjtës kategori (Goztepe luan në Superligë, Osmanlispori një kategori më poshtë).

Ashtu siç është njoftuar nga klubi, por edhe nga vetë futbollisti në një postim në rrjetet sociale, Çikalleshi ka firmosur për tre vite e gjysmë me skuadrën e tij të re që ka blerë kartonin ng Osmanlispor.

Skuadra e re e Cikalleshit, Akhisar, gjendet në vendin e 17-të në Superligën e Turqisë, me vetëm 17 pikë, një më shumë se skuadra pasardhëse, që bie nga kategoria. Drejtuesit e Akhisarit besojnë se prania e Cikalleshit do t’i japë një shtysë skuadrës drejt shpëtimit të sezonit.

Postimi i Cikalleshit:

Unë tashmë nuk jam më pjesë e klubit Goztepe! Unë dhe menaxheri im vendosëm të shkëpusim marrëdhëniet profesionale me mirëkuptim me klubin për 2 arsye:

E para: Pasi hapësirat e mia për të luajtur ishin te pakta dhe për shume arsye kjo vazhdoi shumë gjatë!

E dyta: U hap drita jeshile për të lëvizur tek cilido klub në Superligë në merkaton e janarit!

Faleminderit Goztepe për bashkëpunimin edhe pse të shkurtër që kaluam bashkë! Që nga sot me shumë lumturi bëj me dije që mes 3 ofertave që kisha zgjodha ekipin ku ndjehem si në shtëpi që më hapi dyert pa hezitim për të më bërë pjesë të tyrin, Akhisarspor! Presidenti i ekipit bleu përfundimisht kartonin tim nga klubi Osmanlispor dhe bashkë firmosëm një kontratë 3.5 vite! Falënderoj klubin Osmanlispor për gjetjen e gjuhës së përbashkët dhe i uroj suksese të mëtejshme! Jam shumë i uritur për të luajtur dhe po pres me padurim të zbres në fushë për ekipin tim të ri!

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency