Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Befason titullari i Spanjës: Kurrë nuk i di oraret e ndeshjeve, s’më plas fare!

Aymeric Laporte i ka nisur si titullar dy takimet e para në grup me Spanjën në Botërorin e Katarit. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar, i cili është pjesë e Manchester City prej janarit të vitit 2018, ka befasuar me prononcimin për The Guardian.

“Nuk jam i fiksuar pas futbollit, nuk më pëlqen të shoh ndeshje. Kur luaj me Manchester City, unë kurrë nuk e di orarin e fillimit të ndeshjes! Zakonisht, miqtë dhe të afërmit e mi më telefonojnë përpara ndonjë ndeshje dhe më pyesin se kur fillon sfida.

Përgjigja ime është gjithmonë e njëjtë:Nuk e di, nuk ia kam fare idenë se kur nis ndeshja… ’”, deklaroi Laporte, autor i 18 ndeshjeve dhe një goli me kombëtaren iberike.

Laporta ka lindur në Francë dhe është aktivizuar me të gjithë Kombëtaret e moshave të Francës, por në qershorin e vitit të kaluar vendosi të hiqte dorë nga “Gjelat” për të veshur fanellën e Spanjës.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...