Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Befason Zidane, bëhet pjesë e skuadrës franceze në Formula 1

Zinedine Zidane jo vetëm pjesë e futbollit. Ish-futbollisti i famshëm francez, trajner tepër i suksesshëm në stolin e Realit të Madridit (ka fituar tre Champions), ka nisur një bashkëpunim me skuadrën franceze të Formula 1, Alpine.

Me lamtumirën e Fernando Alonsos, Alpine është shndërruar  plotësisht franceze, duke pasur parasysh praninë e Esteban Ocon dhe Pierre Gasly (të ardhur nga Alpha Tauri).

“Zizou” nga sezoni që do të fillojë në mars nuk do të kufizohet thjesht në ndjekjen e F1 si tifoz, por edhe si pjesëtar i Alpines në njëfarë kuptimi.

Lexo edhe: 

Gjatë prezantimit të modelit të ri A523, ish-trajneri i Realit të Madridit u thirr në skenë, por jo për një fjalim, por për një njoftim: ai do të jetë ambasadori i ri i Alpines.

“Do të kem kohë të lirë, nuk e di sa, të paktën deri në qershor. Gjithsesi, kthimi në krye të një skuadre mbetet dëshira ime,” shpjegoi francezi.

Kjo është e lidhur ngushtë me projektin që Zidane do të vazhdojë skuadrën franceze.

Do të sponsorizojë dy programet që promovojnë mundësi të barabarta: “Rac(H)er” dhe “Concours Excellence Mecanique”, me synimin për t’u bërë model për të rinjtë, që, përtej gjinisë, duan të përfshihen, duke u bërë një ditë kampionë.

Zidane i bashkohet Formulës 1 me synimin për të fituar.

 

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...