Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Befasuese nga Spanja: Kriza e Barçës, Pique nuk flet me Messin

Barcelona nuk është në momentin e saj më të mirë. Pas një nisjeje të mirë të kampionatit spanjoll, në tri ndeshjet e fundit katalanët kanë marrë vetëm dy pikë dhe për momentin gjenden në vendin e parë të kampionatit spanjoll së bashku me Realin e Madridit, në kuotën e 14 pikëve. Ndoshta është shpejt për të folur për një krizë, por në dhomat e zhveshjes situata duket mjaft e rëndë. Nga mediat spanjolle raportohet se Gerard Piqué e Leo Messi nuk flasin më me njëri-tjetrin.

Mendohet se mbrojtësi nuk e duron dot kur kapiteni nuk del për të folur kur skuadra gjendet në situata të vështira dhe bisedon me mediat vetëm kur është jashtë Eeropës, sidomos gjatë periudhës kur ai luan me kombëtaren argjentinase. Nuk ka munguar edhe përgjigjja e “Pleshtit”, sipas të cilit faji kryesor është i mbrojtjes, që pëson shumë gola. Messi dhe Pique janë rritur së bashku në akademinë e Barçës dhe zërat për një krisje të marrëdhënieve mes tyre kanë shokuar tifozët e skuadrës “blaugrana”.

Pavarësisht rezultateve, kjo gjendje mes dy liderëve të ekipit nuk bën gjë tjetër përveçse rëndon akoma më shumë situatën te katalanët, që do të kenë dy ndeshje të vështira këtë javë: në Angli kundër Tottenhamit në Champions League dhe në “Mestalla” kundër Valencias për kampionatin spanjoll.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...