Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Befasuese! Schumacher ka lënë shtratin dhe ka peshë normale?

Në mediat europiane po qarkullon një lajm i madh mbi gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher. Sipas “Daily Mail”, ish-kampioni i Botës në Formula 1 ka bërë përparime të jashtëzakonshme sa i përket shëndetit, pas një periudhe të gjatë rehabilituese si pasojë e aksidentit të pësuar në Merbel të Francës.

Thuhet si ish-ferraristi është i vetëdijshëm dhe nuk ka më nevojë për ndihmën e pajisjeve.

Michael Schumacher nuk është i lidhur pas shtratit dhe nuk ka nevojë për frymëmarrje artificiale për të qëndruar në jetë. Po sipas Daily Mail, 7 herë kampioni i botës në Formula 1 ka peshë normale.

Schumacher banon në shtëpinë e tij në Zvicër, në një dhomë të përshtatur për trajtimin e tij shëndetësor. Informacionet përkasin me deklaratën e pak ditëve më parë të presidentit të FIA-s, Jean Todt, që theksoi se e kishte ndjekur bashkë me Shumacherin Çmimin e Madh të Brazilit, por pa dhënë detaje të tjera mbi shëndetin e gjermanit.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...