Connect with us

Hi, what are you looking for?

Peshëngritje

Begaj akuzon: Medaljet të pastra, shteti nuk më mbrojti

Pasi edhe përgjigja e testit B u konfirmua pozitive me doping, duke bërë që të humbasë titullin botëror në shkëputje dhe argjendin në dygarësh në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Shtetet e Bashkuara, Romela Begaj u shfaq përpara mediave për të dhënë versionin e saj.Pasi u betua për flamur, përpara librave të shenjtë apo për shëndetin e familjarëve se nuk ka përdorur substancën stanozolol, peshëngritësja këmbënguli se medaljet janë të pastra. Megjithatë, sipas Begajt ajo nuk mund të vazhdojë e vetme të kërkojë drejtësi në gjykata.

Romela Begaj

“Nuk e kam prekur asnjëherë atë substancë, prandaj betohem mbi kuran. Jam e pastër, e gatshme si dhe herën e parë kur u akuzova se kisha këtë lloj substance në trup. Kam 13 vjet sport dhe të gjitha medaljet që kam sjellë për Shqipërinë janë të pastra. Jam e gatshme deri në ditën e fundit, nuk i trembem askujt. Asnjë sportist nuk hidhet poshtë siç hidhet këtu sportisti. Nëse do kisha pasur mbështetje do i kisha shkuar deri në fund, jo për mua si Romelë, po për këtë flamur. Unë si Romelë nuk kam mundësi financiare ta çoj çështjen më lart. Shkova një herë vetëm e askush nuk erdhi nga pas të pyesë. Unë do e deklaroj kushdo të jetë i gatshëm të vijë të më marrë të shkojmë në gjyq të ballafaqohem, po unë nuk kam mundësi”.

Pas akuzave të mëparshme për komplot ndaj Federatës Botërore, këtë herë peshëngritjesja nuk kurseu as shtetin shqiptar për mungesën e mbështetjes.

Romela Begaj

“Mos merrni pjesë në një krim, e të merrni guximin për të më akuzuar pa prova dhe jo me racizëm ju lutem. Unë jam kampionia e botës, shqiptare e sportiste që kam mundur një botë pa mashtrim dhe në 12 të natës të çohem, prapë do t’i mund. Më vjen keq që kam lindur në një vend që shtet nuk ka, ku në një moment me ditë të ftohta me çizme unë isha krenaria, kurse sot unë jam harruar në shi dhe nuk jam më. Unë punën time e bëra, medaljet Shqipërisë ia solla me sakrificë e dhimbje, ku më ka harxhuar gjithë rininë time, e cila nuk paguhet me para. Këtë sakrificë e kam bërë për familjen time dhe këtë flamur që kam ngritur në arenat botërore”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...