Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Begeja: Donim fitoren, por edhe një pikë, pozitive

Ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, Teuta mund të kishte marrë më shumë se një barazim, gjithsesi trajneri Gentian Begeja deklaroi në “Gol pas Goli” se është i kënaqur edhe me një pikë.

Për mënyrën se si shkoi loja, mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë, pavarësisht se ne kishim 2-3 raste të mira në fund. Fillimi ka qenë shumë i vështirë për ne, pasi kundërshtari na vuri në vështirësi dhe mund të kishte shënuar në disa raste.

Begeja, duke analizuar më në detaje takimin, u shpreh se kundër bluzinjve nuk mund të luhej një kundër një, pasi kanë elementë shumë cilësorë.

Ne kishim ardhur për rezultat pozitiv në Gjirokastër, ndërsa edhe barazimi mund të konsiderohet i tillë. Teuta nuk e ka luksin për të bërë një lojë sulmuese dhe duke parë elementët e kundërshtarit, kishim zgjedhur vetë këtë mënyrë loje. Ndeshjen e ndërtuam në atë mënyrë që lojtarët të mos kishin markime një kundër një, duke dubluar kundërshtarët tanë, pasi Luftëtari ka disa futbollistë me kualitete të larta. Skuadra është e përkushtuar në stërvitje, nuk është merita ime por e skuadrës dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...