Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Begeja: Fitore shprese, lojtarët e ndjejnë përgjegjësinë

Mjaft i lumtur dhe i kënaqur me fitoren e sotme është shfaqur trajneri i Teutës, Gentian Begeja, që pranoi se skuadra ka rritur angazhimin në fushë ne lojës.

Një sukses shumë i rëndësishëm që ju jep frymëmarrje…
Begeja: Unë e kam thënë edhe më herët se kjo ndeshje kishte një specikfikë të veçantë, sepse luanim kundër një rivali direkt. Ky 3-pikësh na jep më shumë shpresë dhe besim, por ende nuk jemi të qetë, pasi duhen ende shumë pikë, për të synuar mbijetesën.

Si e keni riparuar mbrojtjen, që nuk pëson më?
Begeja: Mendoj se merita nuk është vetëm e repartit të mbrojtjes, por e të gjithë skuadrës. Lojtarët janë më të vetëdijshëm për situatën ku ndodhemi dhe më kërkuesë e këmbëngulës në fushë, ndaj edhe rezultatet po shihen.

Javët e fundit Teuta ka ecur me hap Europe. Keni keqardhje që nuk e morët më herët klubin?
Begeja: Në fakt skuadra e Teutës u ndërtua që në fillim për të synuar Europën, por ndodhën shumë situate aspak të këndshme, që na çuan në këtë situatë të keqe. Tani do të duhet të luftojmë shumë për të mbijetuar, pasi do të jetë një duel i fortë me Kamzën dhe Vllazninë.

Keni marrë pikë në ndeshjen e fundit, por golat kanë ardhur nga mbrojtja…
Begeja: Në fakt kjo është e vërtetë, por më duhet të evidentoj se si Latif, ashtu edhe Dediç, kanë bërë ndeshje shumë të mira dhe i janë përgjigjur angazhimit të skuadrës. Shpresoj që në javët në vijim, lojtarët e sulmit të gjejnë edhe golat, për të qenë më të qetë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...