Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Begeja: Fitore shprese, të vijojmë kështu deri në fund

Teuta mori një 3-pikësh shumë të vyer përballë Kukësit dhe tashmë ka hedhur një hap shumë të madh drejt mbijetesës, duke përfituar edhe nga barazimi mes Vllaznisë dhe Kamzës në Shkodër.

Morët 3 pikë të arta, në një moment shumë të vështirë për skuadrën…
Në këto momente që po kalojmë, vetëm 3 pikët na bëjnë punë. Vinim pas një ndeshje mjaft të mirë me Partizanin dhe sot treguam të njëjtin nivel motivimi, ndryshe nga Kukësi që përtej kualiteteve, nuk kishte kaq shumë arsye për të luftuar në sfidën e sotme. Mendoj se ishte pikërisht motivimi, ai që bëri diferencën sot në fushë dhe ne morëm 3 pikët.

Javën tjetër do të udhëtoni në Korçë, me Skënderbeun që tashmë është kampion…
Absolutisht që nuk duhet të ulim ritmin, pasi kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi dhe do të jetë shumë e vështirë, pasi skuadrat e fundit janë shumë të ngjeshura në renditje. Ne edhe në Korçë do të shkojmë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë fitoren, që do të na jepte më shumë qetësi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...