Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Begeja: Më pëlqeu loja e Teutës, objektivi mbijetesë ende i arritshëm

Gentian Begeja i gëzohet lojës dhe dëshirës që shfaqi Teuta në fushë por aspak rezultatit në humbjen 2-0 që pësoi skuadra e tij në ndeshjen ndaj Vllaznisë, që bëri që trajneri i ri ta niste me humbje edhe aventurën e tij në kampionat, ndërsa situata në tabelën e klasifikimit është përkeqësuar më tepër.

“Për sa i përket lojës, jam i kënaqur. Luajtëm me dëshirë, e mbajtëm Vllazninë nën presion derisa shënuan golin e parë, që ishte goditja e parë në portë.Çyrbja i vetmuar në të djathtë të sulmit? Plani ishte të sulmonim në të dy krahët, por gjërat nuk ecën si kishim menduar. Gjithsesi, jam i kënaqur nga skuadra, luajtëm futboll, ushtruam presion, krijuam raste, por cilësia kjo është.Renditja shqetësuese? E vërtetë, por kampionati nuk mbaron këtu, ka ende shumë ndeshje”.

Begeja foli edhe për problemet në mbrojtje aty ku Teuta po vuan shumë në sfidat e fundit pasi pëson gol me shumë lehtësi.

“Mbrojtja çalon? Ne luajtëm mirë futboll dhe kishim ekuilibër edhe pas, deri në momentin e golit, që ishte gol naiv, nuk është hera e parë që pësojmë gola të tillë. Pësojmë gol shumë lehtë, nuk di ta shpjegoj. Për fat të keq, na u dëmtua Hërkaç dhe na u krijua një boshllëk i madh para mbrojtjes, fat i keq, sepse mungonte edhe Hila. Tani duhet të shohim përpara, nuk kemi ç’të bëjmë”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...