Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Begeja: Nuk prisja të shënonte Moçka, ja pse duhet të qëndrojmë

Gentian Begeja është mjaft i lumtur me barazimin në sekondat e fundit, ndërsa pranon se mbeti i befasuar nga goli i portierit Moçka.

A besoje se do të ishte portieri, që do t’ju jepte një pikë?
Begeja: Nuk e mendoja kurrë që do shënonte Moçka dhe nuk e besoj se e mendoi njeri. Dua të komplimentoj skuadrën, sepse dha maksimumin, pavarësisht se kishim një kundërshtar shumë të fortë përballë. Loja e mirë, edhe më herët në Shkodër e Kamëz, u shpërblye sot edhe me këtë gol, që ishte edhe pak si rrjedhojë e fatit.

A rriten shpresat për të mbajtur Teutën në Superligë?
Begeja: Unë mendoj se kjo pikë na vlen për vazhdimësinë dhe jam i bindur se nëse luajmë kështu si sot, do t’ia dalim të marrim pikët e nevojshme. Të gjitha skuadrat janë shumë të forta dhe ndeshjet shpeshherë vendosen nga episodet, që duhet t’i kesh në favor, për të marrë maksimumin.

Teuta pëson shumë lehtë golat. Mos ndoshta skuadra është pak më e zgjatur se sa duhet në fushë?
Begeja: 
Është e vërtetë që kemi probleme dhe punojmë në vijimësi për t’i eliminuar ato. U zgjatëm disi në pjesën e dytë, pasi kërkuam të shënonim me patjetër, ndonëse edhe mund të ishim ndëshkuar. Por, siç e thashë, edhe episodet ishin deri diku në favorin tonë sot.

Pse mendoni se duhet të qëndrojë Teuta dhe jo Vllaznia?
Begeja: Unë flas për Teutën, sepse këtë skuadër drejtoj. Kam një grup shumë të mirë djemsh, që kanë dëshirë të luajnë dhe të vrapojnë. Edhe Vllaznia ka garën e saj dhe do të japë maksimumin për të marrë sa më shumë pikë. Ndoshta ne do të kishim më shumë nevojë për një lojtar goli, pasi vuajmë në atë repart, por do të luajmë deri në fund shanset tona.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...