Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Behar Maliqi, gol trepikëshi për Llapin, fitojnë edhe Ballkani e Liria

Nëse na fazën e parë Flamurtari kishte mundur t’i merrte pikë Llapit në fushën e këtij të fundit, nuk ndodhi e njëjta gjë në sfidën e luajtur në Prishtinë. Skuadra nga Podujeva u tregua mjaft cinike duke mos pësuar, për të shënuar në fundin e takimit me Behar Maliqin një gol me vlerë trepikëshi.

Ballkani rezultoi “kockë e fortë” për Gjilanin edhe në përballjen e dytë sezonale. Skuadra nga Suhareka fitoi thellë 4-1 në shtëpi, duke iu larguar të paktën përkohësisht zonës së rënies nga kategoria. “Skifterët” kaluan të parët në epërsi me autogol të Gashit, por i njëjti autor realizoi dygolësh për ekipin e tij, të parin dhe të fundit, ndërsa në listën e golashënuesve shtuan emrat Baftiu e Potogu.

Fiton edhe Liria e Prizrenit 0-3 në fushën e KEK-ut, skuadër që e ka marrë që në fillim të sezonin rrugën nga kishte ardhur. Golat e skuadrës mike u shënuan nga Gjeraj, Memaj dhe Karahoda.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...