Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Behar Maliqi kthehet pas shtatë vitesh te kryeqytetasit

Tri ditë më parë njoftoi largimin nga Llapi, ndërsa sot është prezantuar te skuadra e tij e re po në IPKO Superligën e Kosovës. Bëhet fjalë për Behar Maliqin, i cili do të nisë një përvojë të dytë në ekipin kryeqytetas. Për marrëveshjen me mesfushorin tashmë 33-vjeçar, klubi i Prishtinës shkruan:

“Prishtina nuk e pati fare të vështirë të bindte ish-kapitenin e saj, edhe pse tani 33 vjeç, por shumë i duhur për skuadrën, Behar Maliqin. Mentaliteti i tij i çeliktë, vullneti i madh, motivimi sportiv …  të gjitha këto cilësi të Beharit i duhen tani skuadrës sonë.

Maliqi, me Prishtinën ka qenë i angazhuar për pesë edicione në periudhën 2008-2013. Numëron 104 paraqitje zyrtare, 11 gola dhe tre tituj kampioni, dy Kupa dhe tri Superkupa.

Behar Maliqi është futbollisti me më shumë tituj kampion në Kosovë (5).

“Është kënaqësi e madhe për mua të kthehem në klubin ku jam formuar si lojtar. Falënderoj udhëheqjen e klubit dhe trajnerët për besimin që kanë tek unë. Shpresoj që vit të jetë i Prishtinës dhe t’i arrijmë qëllimet që i kemi”, – deklaroi Maliqi për faqen e klubit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...