Golden State Warriors konfirmoi formën e shkëlqyer që po kalon duke marrë fitoren e 7-të radhazi në NBA por më shumë sesa suksesi 119-93 i skuadrës nga San Francisco ndaj Chicago Bulls, vëmendjen e mori të gjithë Stephen Curry. Në duelin e Chase Center ylli i Warriors realizoi 9 tre-pikësha nga 40 pikë që koleksionoi në total, duke shkruar historinë pasi u bë basketbollisti që ka realizuar më shumë tre-pikësha në NBA duke kaluar Rey Allen që kishte realizuar në total 2973 3-pikësha në karrierë.
Curry në ndeshjen ndaj Chicago Bulls kapi shifrën e 2976 3-pikshave dhe ka mundësi ta thellojë edhe më tepër këtë rekord të tijin pasi është ende 33-vjeç dhe mund të jetë pjesë e NBA edhe për disa vite. Për momentin këtë rekord Curry-t nuk ia kërcënon askush pasi nga basketbollistët aktivë ai që e ndjek është James Harden i Brooklyn Nets i cili pocionohet në vendin e 4-t me rreth 500 3-pikësha më pak se ylli i Golden State.