Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Bëhet i gjallë pas 18 vitesh, babai kërkon t’u fitojë zemrën vëllezërve të kombëtares

Nga Tajlanda në Francë. Gazeta franceze “L’Equipe” ndjek gjurmët e Jean-François Hernández, ish-futbollist dhe babai i vëllezërve Lucas dhe Theo Hernandez, “i zhdukur” 18 vjet më parë. Pas një investigimi të gjatë, gazeta, përmes dëshmive të familjarëve dhe miqve, rindërton historinë e ish-lojtarit gjatë kësaj periudhe, pa asnjë formacion për të.

“Nuk e di nëse babai im është ende gjallë”, siguroi Lucas në një intervistë në vitin 2019. “Një ditë ai u largua dhe nuk dëgjuam më lajme për të”, vazhdoi lojtari sot pjesë e Bayernit.

Në vitin 2004 humbi Jean-François u zhduk nga qarkullimi. “Ai është një person i mrekullueshëm, krejt e kundërta nga ajo që kam lexuar ose dëgjuar për të vitet e fundit. Mbi të gjitha, ai ishte një person shumë i orientuar drejt familjes, i cili i donte fëmijët e tij,” – thotë Christophe Galtier, trajneri aktual i PSG-së për “L’. Equipe”.

Ata që e njohin pohojnë se versioni që është treguar për të nuk është i saktë. “E vërteta për Jean-François do të mësohet më në fund. Për vite me radhë është thënë çdo gjë për të, duke e njollosur emrin e tij pa thënë të vërtetën”, – thotë Bruno Saliba, një nga kushërinjtë e tij në gazetën franceze. “Ai nuk i braktisi kurrë fëmijët e tij. Ishte ajo, ish e dashura e tij (duke iu referuar nënës së vëllezërve, Laurence Py), që e ndau nga ata,” – vazhdon ai.

Lauris Hernández, vajza tjetër e Jean-François, mban linjën e Bruno Salibas: “Për babanë tim kanë shpifur për një kohë të gjatë”.

Sonia Moldes, ish-partnerja e Jean-François, tregon gjithashtu versionin e saj të asaj që ndodhi dhe pohon se ai u përpoq të mbante kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

“Luftuam shumë me avokatët, por ishte një ferr I vërtetë. I dëshpëruar, ai shkoi në Tajlandë. U përpoq disa herë të fliste me ta nga atje, por ajo kurrë nuk i lejoi fëmijët të flisnin me babanë e tyre. Ai pasaj u tërhoq. Ky është versioni që Lucas dhe Theo duhet ta dinë. Ai i do ata më shumë se jetën e tij,” – shpjegon ajo për “L’Equipe”.

Jean-François nuk mungon kurrë në ndeshjet e kombëtares së Francës. Lucas dhe Theo janë grumbulluar për Botërorin e Katarit “Ai i sheh vetëm ndeshjet, sepse qan thuajse nga fillimi deri në fund. Është shumë e vështirë për të”, – thotë vajza e tij Lauris Hernández. – “I mungojnë shumë fëmijët, vuan shumë. Nuk na interesojnë paratë e Theos dhe Lucas. Gjithçka që duam është t’i takojmë përsëri. Sidomos babai im.”

“E di që ai fshehtas shpreson që fëmijët e tij do ta telefonojnë. Ai i do shumë. Nuk mund ta imagjinoj se sa i lumtur do të ishte nëse do të ndodhte…” – përfundon motra e Jean-François Hernández, i cili, pasi u kthye nga Tajlanda, tani jeton në Francë … dhe shpreson të ribashkohet me Theon dhe Lucasin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...