Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Bëj kujdes me deklaratat”, kolegu i Premier League paralajmëron Klopp!

Jurgen Klopp është vendosur në qendër të vëmendjes së fundmi në Angli rreth deklaratave të tij para ndeshjes me Manchester City ku theksoi edhe njëherë se The Reds ndryshe nga klubet e pasura dhe që drejtohen nga sheikët (City, PSG, Newcastle), nuk shpenzojnë pa limit dhe respektojnë me të vërtetë Fair-Play-n financiar ndërkohë që të tjerët nuk e bëjnë diçka të tillë duke ia “hedhur” rregullores.

Pas këtyre fjalëve, vjen edhe reagimi i trajnerit të Newcastle, Eddie Howe i cili shprehet se Klopp duhet të tregohet më i matur me të tilla deklarata.

“Jam i ndërgjegjshëm se disa nga deklaratat e Jurgen Klopp nuk ishin të drejta, ndaj më duhet të mbroj për klubin tim. Ne kemi plane të mëdha dhe jemi shumë abicioz, por po e respektojmë Fair-Play-n financiar. Nuk jetojmë ashtu siç e mendojnë të tjerët, ende po stërvitemi në një fushë stërvitore të parinovuar.

Nuk kemi shpenzuar para pa “hesap” siç e kanë menduar të tjerët, shpenzimet dhe rrogat e klubit janë të kontrolluara. Po mundohemi të tregohemi shumë të qëndrueshëm në këtë aspekt, jemi shumë larg asaj që do të donim të ishim. Kemi shpenzuar para si gjithë klubet e tjera të Premier League, ndaj në të tilla deklarata të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm”, u shpreh tekniku i Newcastle, Eddie Howe.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...