Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Belgjika e pamëshirshme ndaj Tunizisë, tjetër dygolësh i Lukakut

U mbyll me një festival golash sfida mes Belgjikës dhe Tunizisë e luajtur në “Otkrytiye Arena” të Moskës. “Djajtë e Kuq” fituan thellë 5-2 dhe praktikisht janë në fazën e 1/16-ave të “Rusi 2018”, edhe pse ekziston një skenar utopik (kualifikohen Anglia dhe Panamaja me nga 6 pikë me golavereazh me të mirë se Belgjika) që i nxjerr jashtë Botërorit.

Eden Hazard dhe Romelu Lukaku me nga një dygolësh dhe rrjeta e Batshwayi, i dhanë vetëm vlerë statistikore finalizimeve të Bronn dhe Khazri të Tunizisë.

Sulmuesi i Manchester United, Lukaku, barazon Cristiano Ronaldon në renditjen e golashënuesve më të mirë me 4 finalizime në 2 ndeshje dhe përforcon kandidaturën për të fituar “Këpucën e Artë” të turneut. Për herë të fundit nga dy gola në dy ndeshje radhazi i kishte shënuar Diego Armando Maradona në Botërorin e vitit 1986 ndaj Anglisë dhe Belgjikës. Takimi i fundit në grup me Anglinë pritet të vendosë se cila nga këto dy skuadra do ta mbyllë në vendin e parë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...