Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Belgjika, Hazard dhe Courtois: Fitoi anti-futbolli

Një yll edhe në humbje. Eden Hazard provoi me të gjitha mënyrat të evitonte humbjen e Belgjikës në gjysmëfinalen e Botërorit përballë Francës. Kur kapiteni kishte topin në këmbë, “Djajtë e Kuq” ishin gjithmonë të rrezikshëm.Skuadra e Martinez krijoi disa raste për shënim, ndërsa edhe numri 10 provoi por pa fat. Në minutat e fundit, mënyra e vetme që francezët ta ndalonin ishte me ndërhyrje të ashpra.

Pas humbjes 1-0 ndaj bluve, Hazard pranoi se Belgjika nuk arriti të gjjente “momentin e magjisë”, për të shënuar. Ndeshja u vendos nga goli i mbrojtësit Samuel Umtiti, ndërsa Franca zgjodhi të mbrohej me kujdes dhe më pas të kundërsulmonte për të shfrytëzuar shpejtësinë e Mbappe.Një taktikë që edhe pse rezultoi mjaft efikase, kritikohet nga fantazisti i Çelsit, i cili tha se “preferon të humbasë me Belgjikën, sesa të fitojë me stilin e lojës së Francës”. Hazard pranoi se pavarësisht faktit që belgët u shfaqën si një skuadër fantastike, ata u eliminuan nga një kundërshtar që ishte më solid në fushë dhe mbi të gjitha në mbrojtje.

Edhe portieri Courtois deklaroi se “me fitoren e Francës, fitoi anti-futbolli”, pasi ekipi i Deshamp praktikisht hoqi dorë nga loja, duke menduar vetëm të mos pësonte dhe të shfrytëzonte hapësirat e lëna nga rivalët.Me humbjen e pësuar, “Djajtë e Kuq” humbën shansin që të kualifikoheshin për herë të parë në histori në finalen e Kupës së Botës. Megjithatë, ekipi i Martinez ka mundësi ta mbyllë turneun me një rezultat më të mirë se vendi i katërt i arritur në Botërorin 1986.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...