Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Belgjika nuk gabon, Ukraina “ndal këngën e gjelave”, Kroacia bie në Slloveni

Belgjika e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme fushatën eliminatore të Kupës së Botës Katar 2022, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 3-1 përballë Uellsit në stadiumin “King Baudouin” të Brukselit.

Britanikët kaluan të parët në avantazh me anë të Wilson në minutën e 10’, por belgët reaguan në mënyrë fantastike dhe përmbysën gjithçka që në pjesën e parë me golat e Kevin De Bruyne dhe Thorgan Hazard.

Në pjesën e dytë ishte sulmuesi kryesor i belgëve, Romelu Lukaku që vulosi suksesin, pasi ekzekutoi saktë një 11-metërsh, duke i dhënë skuadrës së drejtuar nga Roberto Martinez 3-pikëshin e parë në këtë sfidë.

Po në grupin E, Republika Çeke triumfoi me rezultat tenistik 2-6 në transfertën ndaj Estonisë, ku protagonist absolut ishte mesfushori i West Ham, Tomas Soucek, që shënoi tre herë, ndërsa goleadën e kompletuan Schick, Barak dhe Jankto.

Zhgënjen në ndeshjen e parë eliminatore, Franca Kampione në fuqi e Botës, që nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Ukrainës në “Stade de France” të Parisit. “Gjelat” kaluan në avantazh me anë të Griezmann në pjesën e parë, por një autogol i Kimpembe në minutën e 57’ bëri që të dilnin me vetëm një pikë nga ky takim.

Hap fals në start për Kroacinë, që u mposht me rezultatin minimal 1-0 në derbin ballkanas ndaj Sllovenisë. Këta të fundit kaluan në avantazh me anë të Lovric në minutën e 15’ dhe më pas ia dolën të ruajnë të paprekur portën, duke marrë 3 pikë me mjaft vlerë.

Skuadra tjetër ballkanase, Serbia ia doli të triumfojë me shifrat 3-2 në një sfidë të vështirë ndaj Irlandës, ndërsa në të njëjtin grup, Portugalia fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Azerbajxhanit të De Biasit, falë një autogoli të Medvedev në minutën e dytë.

Në sfidat e tjera të mbrëmjes, Finlanda dhe Bosnja u ndanë në barazim 2-2, Rusia triumfoi me rezultatin 1-3 në Maltë dhe Mali i Zi mposhti 1-2 Letoninë në transfertë.

Burak Yilmaz hero, Turqia mposht Holandën dhe nis mbarë eliminatoret

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...