Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Belgjika zgjedh kompleksin më argëtues në Katar, Franca në një kështjellë

Botërori i Katarit (21 nëntor-18 dhjetor) është duke u afruar me shpejtësi dhe tashmë kombëtaret kanë mbyllur rezervimet edhe sa i takon vendit ku do të akomodohen gjatë turneut. Një zgjedhje e cila mendohet deri në detaje, pasi kushtet dhe akomodimi i rehatshëm mund të rezultojë frytdhënës për rrugëtimin në kompeticion.

Kështu, lojtarët e Belgjikës me siguri do të jenë nga ata futbollistë që do t’i shijojnë shumë ditët në Katar, teksa Federata ka zgjedhur resortin më argëtues. Hilton Salwa Beach, në të cilën një natë kushton 5890 paund ka në brendësinë e tij një pistë go-kart, një restorant nënujor si dhe një pishinë gjigande në të cilën mund të ushtrohen aktivitete të ndryshme argëtuese.

Nga ana tjetër, Franca ka zgjedhur Al-Messila në Doha, e krahasur me një kështjellë të stilit arab. Një natë në këtë resort kushton 1500 paund, ndërsa Kampionët e Botës në fuqi mund të shijojnë pishina private, por edhe shampanjë dhe verë nga më cilësoret, gjithnjë nëse ia dalin të festojnë fillimisht në fushë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...