Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Belgjika zyrtarizon pasuesin e Roberto Martinezit

Domenico Tedesco është emëruar trajner i kombëtares së Belgjikës, pozicion që mbahej nga Roberto Martinez, i cili ka marrë prej disa javësh detyrën e përzgjedhësit të Portugalisë.

37-vjeçari italian, i cili më parë ka drejtuar Schalke 04, Spartakun e Moskë dhe Leipzigun, ka nënshkruar marrëveshje deri në përfundim të Kampionatit Evropian, vitin e ardhshëm, në Gjermani.

Martinez, i cili udhëhoqi Belgjikën deri në vendin e tretë në Kupën e Botës 2018, ishte në krye të ekipit për gjashtë vjet. Ai dha dorëheqjen pasi “Djajtë e Kuq” nuk arritën të përparonin në fazën me eliminim direkt të Botërorit 2022, në Katar.

Largimi i Martinezit përkoi me fundin e epokës së të ashtuquajturës “Gjenerata e Artë” e Belgjikës, me emra të mëdhenj si Kevin De Bruyne, Eden Hazard, Romelu Lukaku dhe Dries Mertens.

Detyra kryesore e Tesdesco do të jetë rindërtimi i skuadrës përpara Kampionatit Evropian. Belgjika e nis fushatën e saj kualifikuese për Euro 2024 më 24 mars kundër Suedisë.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...