Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Belica: I lumtur që punoj sërish me Dajën, Partizani luan gjithmonë për fitore

Egzon Belica ka nisur sezonin e tij të 4-t si futbollist i Partizanit, teksa për herë të dytë në karrierë ai e gjen veten nën drejtimin e një prej trajnerëve më të mirë në Shqipëri, Ilir Dajës.

Të dy kanë bashkëpunuar në të kaluarën tek Besa dhe vetë 29-vjeçari është i lumtur që ka sërish shansin të jetë nën urdhërat e Dajës, teksa analizon edhe ditët e para të përgatitjeve.

“Kemi një staf shumë të përgatitur dhe unë jam i lumtur që punoj sërish me Ilir Dajën, pasi e kam pasur trajner para 10 vitesh te Besa e Kavajës. Profesori po mundohet të marrë maksimumin tonë dhe u bë një javë që po punojmë intensivisht me dy seanca në ditë. Sot bëmë ndeshjen e parë miqësore dhe deri në fund të javës do të vijojmë me dy seanca në ditë dhe më pas do të spostohemi në Ohër për fazën përgatitore”, deklaroi Belica.

Merkato e të kuqve për momentin është e bllokuar dhe ky është një minus, edhe pse Belica ka shpresë se klubi do ta gjejë mënyrën për të hapur sërish dyert e e transferimeve për të përforcuar skuadrën.

“Merkatoja është e bllokuar për momentin, por shpresat janë që gjithçka do të rregullohet dhe klubi do të bëjë ato përforcimet që ka planifikuar”, u shpreh mbrojtësi.

Sezoni i ri duhet të jetë i kundërt me atë që përfundoi në Korrik, pasi objektivi është i qartë, titulli kampion, por për të mbërritur aty duhet dhënë maksimumi nga dita e pare.

“Objektivat e Partizanit dihen tashmë, ndaj do mundohemi të marrim maksimumin që në fazën përgatitore. Ne do të punojmë për t’u përgatitur sa më mirë dhe për të synuar titullin kampion”, deklaroi mbrojtësi.

Belica kishte një marrëdhënie të veçantë me ish-trajnerin Skënder Gega, të cilit i uron më të mirën nën drejtimin e Kukësit dhe kërkon ta mposhtë në çastin kur dy skuadrat do të sfidojnë njëra-tjetrën.

“Profesor Gegës i uroj suksese në ekipin e ri. Është ende herët për të folur për një përballje kundër skuadrës së tij, por ne do të luajmë për të fituar në çdo takim”, deklaroi mbrojtësi i Partizanit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...