Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Belica: Ndaj Kastriotit, t’i japim vlerë fitores me Egnatian

Fitorja me Egnatian në transfertë nuk do të kishte asnjë vlerë në Partizanit nuk merr rezultatet e kërkuara në ndeshjet e ardhshme, duke nisur nga kjo e radhës me Kastriotin. Është i qartë në deklaratën e tij Egzon Belica, mbrojtësi i të kuqve, i cili foli edhe për impaktin që ka në kampin e kuq ndryshimi i trajnerit.

“Trajneri Mehmeti ka qenë këtu dhe e njeh mirë ambientin. Ka punuar edhe me parë me shumë prej nesh. Kur vjen diçka e re, pritet që gjërat të ndryshojnë, të bëhen më mirë, Këtë po mundohet të bëjë edhe Tani. Do t’i duhet edhe pak kohë që të bëhen ato që do ai.”

Vazhdimësia e rezultateve: “Sidomos në pjesën e dytë në fitoren 0-3 me Egnatian bëmë një lojë më të mirë. Më shumë mendoj se ka qenë problem psikologjik. Si duket, ka qenë i nevojshëm një lloj ndryshimi. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu, sepse fitorja me Egnatian nuk do të kishte vlerë pa vazhdimësinë e rezultateve.”

Afrimi i Bitrit: “Të gjithë mbrojtësit që janë këtu, janë djem shumë të mirë, ndërsa vlerat e Eneo Bitrit dihen, e njoh personalisht, sepse kemi kaluar disa vite në ekip. Besoj se do të na japë një ndihmë të madhe”

Sfida me Kastriotin: “Atmosferën pozitive e bëjnë fitoret, po mbajtëm ritëm edhe shumë gjëra të tjera do të rregullohen. Në kampionatin tonë nuk ka ndeshje të lehta, të gjitha duhen vlerësuar. Ashtu do të jetë edhe ndeshja e radhës. Pa fituar ndeshjen e radhës nuk do të kishte vlerë fitorja me Egnatian.”

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...