Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Bellerin do vetëm Interin, Arsenal pritet të pranojë huazimin

Hector Bellerin afrohet sërish me Interin. Klubi zikaltër ka pikëtuar spanjollin si zëvendësuesin ideal të Achraf Hakimit në krahun e djathtë të mesfushës, pro negociatat me Arsenalin kishin ngecur, pasi londinezët këmbëngulnin për shitjen e menjëhershme, ose huazimin me detyrim blerjeje.

Ditët e fundit në garë për shërbimet e Bellerin u përfshi edhe Atletico Madrid, ndaj zikaltrit nisën të mendojnë për emra të tjerë në atë krah, megjithatë vetë futbollisti spanjoll duket se preferon një aventurë në Milano, pasi e josh ideja për të luajtur me kampionët e Italisë.

Këtë dëshirë të Bellerin e ka bërë të qartë edhe agjenti i tij në një takim me drejtuesit e Arsenalit gjatë ditës së sotme, ndaj pritet që “topçinjtë” të pranojnë vullnetin e futbollistit spanjoll dhe të marrin në konsideratë ofertën e Interit, që është huazim me të drejtë blerjeje për një shifër prej 20 milionë eurosh.

Gjatë javës së ardhshme drejtuesit zikaltër pritet të bisedojnë sërish me homologët e tyre në Londër, për të sistemuar edhe detajet e tjera të mbetura, pasi te Interi këmbëngulin të gjejnë sa më shpejt futbollistin që do të marrë përsipër të zëvendësojë Hakimin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...