Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

“Bëmë baba të të ngjaj”, Mateo Çipi, i riu vlonjat që po rritet në “Universitetin e Mbrojtjes”

Disa njerëz e kanë të shkruar të ardhmen e tyre. Një prej tyre është edhe Mateo Çipi, djali i Geri Çipit, ish-mbrojtësit të kombëtares që ka luajtur në grupet e Champions League me Maribor, si dhe ka provuar të aktivizohet në elitën e futbollit belg dhe në Bundesligën gjermane. Mateo ende nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe momentalisht i është bashkuar Sasuolos në Itali. Ai i ka hedhur hapat e parë te Flamurtari, madje ka luajtur në një kampionat të ashpër si Kategoria e Parë.

Edhe pse adoleshent, ai ia ka dalë mbanë dhe në rubrikën “Talenti shqiptar” për Fshf.org tregon se ajo eksperiencë e ka ndihmuar atë. Mateo shikon përpara dhe në intervistën e dhënë na tregon shumë gjëra, duke nisur nga ndihma që i jep babai, të lojtarët që ka shembuj dhe ku dëshiron të arrijë. Tani ai po rritet në Itali, aty ku një futbollist mund të mësojë shumë në “Universitetin e Mbrojtjes”.

– Mateo, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Çfarë ju shtyn që të rriteni edhe më shumë në këtë profesion?

– Lidhja ime me futbollin ka nisur në moshën 7-vjeçare. Njeriu që më kë afruar më shumë me këtë sport ka qene babai, por dhe shoqëria. Luanim gjithmonë me shokët futboll.

– Kush është personi që ju këshillon më së shumti në lidhje me futbollin dhe që ju qëndron më afër?

– Personi që më këshillon më shumë normalisht që është babai im, i cili ka luajtur vetë në rolin që luaj unë. Gjithmonë i dëgjoj këshillat e tij.

– Si ka qenë të luani për Flamurtarin në Kategorinë e Parë në një moshë shumë të vogël? Çfarë të ka bërë përshtypje nga ajo eksperiencë?

-Të luash në ekipin në të cilin ti je rritur është një eksperiencë shumë e bukur. Fakti që më është dhënë mundësia të luaj në ekipin e parë në një moshë të vogël më ka ndihmuar. Ka qenë një eksperiencë që më ka rritur, si nga ana fizike ashtu edhe nga ana mendore.

– Si jeni ndjerë kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U-19? Çfarë kujtoni nga grumbullimi dhe ndeshja e parë?

– Kur mora ftesën nga Shqipëria U19, jam ndjerë krenar që mu dha mundësia që të jem pjesë e kombëtares së moshave. Nga grumbullimi i parë më kujtohet atmosfera me shokët e skuadrës. Ndeshja ime e parë kundër Izraelit ka qenë një moment që unë nuk e harroj.

– Çfarë mund të veçoni deri më tani nga jeta juaj futbollistike? Ka një arritje për të cilën jeni krenar?

– Jeta ime futbollistike ka qenë e thjeshtë. Jam në hapat e mia të para dhe shpresoj që futbolli të më rrisë si person dhe si lojtar.

– Sa ka ndikuar në rrugëtimin tuaj të deritanishëm fakti që jeni djali i Geri Cipit? Më shumë keni ndjerë presion, apo motivim?

– Ka ndikuar për faktin që kam dëgjuar gjithmonë këshillat e tij. Fakti që ai ka arritur të luajë në shumë klube në Europë, më motivon që edhe unë të ndjek gjurmët e tij.

– Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull? Po lojtari i huaj?

– Lojtari shqiptar që më motivon më shumë është Berat Gjimshiti, i cili ka vite që luan në nivele të larta në Itali. Kurse lojtari i huaj që e kam si shembull është Virxhil Van Dijk. Ai është një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

– Në Itali tani ka një numër të madh shqiptarësh që po luajnë në Serie A. Si ndjeheni për këtë dhe sa besim ju jep që shumë shpejt dhe ju do u bashkoheni atyre?

– Po, e vërtetë, vitet e fundit në Itali kë shumë lojtarë shqiptarë të cilët luajnë në Serie a dhe shpresoj që një ditë dhe mua të më jepet mundësia të arrij të luaj në një nivel të tillë.

– Duke parë që ju luani jashtë dhe shumë elementë të tjerë të rinj luajnë në kampionate të rëndësishme europiane, a mendoni se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur?

– Po. Fakti që ka shumë lojtarë që luajnë në kampionate europiane, sigurisht do ndikojë në rritjen e futbollit shqiptar.

– Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll? Sa do donit të ecnit në gjurmët e babait tuaj?

– Synimi im është që është të luaj në kampionate europiane dhe shpresoj që dhe unë të ndjek gjurmët e babait tim.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...