Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Bën jetë të çrregullt, tip konfliktual”, si Busquets dhe Dembele bindën Xavin

Arthur Melo u huazua te Fiorentina, skuadër ku po performon shumë mirë. Duke rigjetur formën e ditëve më të mira pas vuajtjeve pafund në vitet e fundit.

Mesfushori brazilian, i cili ndodhet ende nën kontratë me Juventusin, ishte pranë rikthimit te Barcelona gjatë merkatos së janarit.

Skuadër ku luajti për dy sezone (2018-2020). 27-vjeçari dëshironte rikthimin në “Camp Nou”, dhe për një moment ishte shumë afër realizimit të operacionit.

Xavi dha dritën jeshile për Arthur Melon, por gjithçka u pengua nga… Sergio Busquets! Ish-kapiteni i Barçës këshilloi trajnerin që të mos pranonte rikthimin e lojtarit latin.

Lexo edhe:

Pasi, sipas tij, Arthur bënte një jetë të çrregullt dhe nuk do të ishte një shembull pozitiv për futbollistët e rinj të Barcelonës.

Ndërkohë, katalanasit tentuan edhe blerjen e Benjamin Pavard, por bashkëpatrioti i tij, Ousmane Dembele – tashmë te PSG – bindi trajnerin dhe drejtuesit të ndërronin objektiv.

Sulmuesi i PSG-së theksoi se Pavard, i cili ishte ende te Bayerni, është një futbollist konfliktual, i cili krijon gjithmonë probleme në dhomat e zhveshjes.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...