Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Benevento “i bën gjëmën” Juventusit, CR7 nuk “shkrep”

Befasinë në javën e 28-të të Serisë A e bën Beneveto, skuadër që lufton për mbijetesë. Të besuarit e Pipo Inzaghit fituan 0-1 në “Allianz Arena” ndaj Juventusit, duke e larguar “Zonjën e Vjetër” nga titulli kampion. Diferenca mes zikaltërve kryesues dhe bardhezinjve mbetet 10 pikë. Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Gaich në minutën e 69-të, pas një gafe të mbrojtjes juventine.

Bardhezinjtë tentuan me gjithçka mundën në minutat e mbetura, por as Chiesa e as Cristiano Ronaldo nuk I shfrytëzuan mundësitë e krijuara. Një sukses historik dhe shumë i rëndësishëm për Beneventon, që I largohet zonës së rënies, duke krijuar një distancë sigurie prej 7 pikësh.

Me të njëjtin rezultat 0-1 Lazio fitoi në fushën e Udineses, kju vendosi goli i Marusicit, ndërsa Sampdorias i mjaftoi goli i Candrevas për të marrë pikët maksimale ndaj Torinos.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...