Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Benevento thellon rekordin, ‘duarthatë’ edhe në Bergamo

Benevento vijon të qëndrojë në kuotën e zero pikëve, edhe pas javës së 14 të Serisë A. Skuadra ku aktivizohen 2 futbollistët e kombëtares shqiptare, Memushaj dhe Gjimshiti, u mposht sërish sot, në transfertën ndaj Atalantës së Etrit Berishës.

Vendimtar ishte një gol i shënuar në minutën e 75-të, nga mesfushori Cristante, që i dha 3 pikët bergamaskëve dhe la sërish ‘duarthatë’ Beneventon. Kjo e fundit, javën e kaluar theu rekordin e Manchester Unitedit me 12 humbje radhazi, ndërsa sot e ka çuar në 14 këtë shifër.

Etrit Berisha ishte si zakonisht titullar në katërkëndëshin e portës së Atalantës, por te Benevento vetëm Gjimshiti startoi nga fillimi, ndërsa Memushaj u aktivizua në minutën e 80’.

Pas 14 javësh, Seria A kryesohet nga Napoli me 38 pikë, i ndjekur nga Interi me 36 dhe Juventusi me 34, ndërsa renditja mbyllet pikërisht nga Benevento me zero pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...