Angli

Benfica “fërkon duart”, gjiganti anglez kërkon me ngulm sulmuesin portugez

Benfica është kthyer në një supermarket dhe skuadrat angleze janë “klientët” më të rregullt.
Pas transferimit të Darwin Nunez te Liverpool, portugezët kanë marrë ofertën e radhës.

Newcastle kërkon me ngulm sulmuesin e talentuar, Goncalo Ramos dhe “qymyrxhinjtë” kanë ofruar 35 milionë paund për shërbimet e 21-vjeçarit.

Ramos është produkt “bio” dhe ka debutuar me Benfica-n që në moshën 18-vjeçare dhe deri më tani numëron 16 gola në 58 ndeshje.

Për momentin, Newcastle është në pritje të përgjigjes, por mes palëve ka optimizim se gjithçka do të mbyllet këtë javë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency