Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Benfika përgatit ankandin për talentin uruguaian, vlerësohet 60 milionë euro

Të gjithë “të çmendur” pas Darwin Nunez. Sulmuesi i Benfikës, i cili këtë sezon po shkëlqen duke realizuar 21 gola në 19 paraqitje, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës. Sipas medieve portugeze, uruguaiani kërkohet me insistim nga Milani dhe Interi, por nuk mbeten pas as ekipet angleze me Arsenalin, West Hamin dhe Tottenhamin që janë vënë në ndjekje të 22-vjeçarit.

Futbollisti është i lidhur me klubin portugez deri në vitin 2025, por duke parë interesimin e madh në drejtim të lojtarit, drejtuesit e klubit portugez kanë vendosur ta nxjerrin në shitje futbollistin, i cili vlerësohet 60 milionë euro. Benfika mund të përfitojë edhe më shumë nga një ankand u mundshëm, duke parë që klubet e mëdha do të bëjnë maksimumin për të rrëmbyer Nunez.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...