Futboll

Benitez flet për rivalitetin e hershëm me Mourinhon: Kishte pasion dhe emocione

Përgatiti: Alked Gjebrea

Ish – trajneri I Liverpoolit, Rafa Benitez, foli me nostalgji për rivalitetin e dikurshëm ndërmjet tij dhe trajnerit të Chelsea-t, Jose Mourinho. Në vitin 2004 dy trajnerët lanë respektivisht Valencian e Porton dhe mbërritën në të njëjtën kohë në Angli, për të nisur një rivalitet të ashpër që ndryshoi në mënyrë rrënjësore edhe historinë e përballjeve ndërmjet ekipit nga Merseyside dhe klubit londinez.

Deri në atë kohë përballjet ndërmjet të kuqve dhe bluve nuk është se binin shumë në sy, për ndonjë rivalitet të egër apo armiqësi të veçantë ndërmjet dy klubeve, sidoqoftë gjithçka ndryshoi pas emërimit të këtyre dy trajnerëve luftarakë, që energjinë, pasionin dhe karakterin e tyre të fortë ua transmetuan edhe skuadrave të tyre në Ishull. Përpara sfidës së ditës së dielë, 60-vjeçari spanjoll iu kthye përsëri këtyre dueleve dhe tani Rafa i konsideron këto ndeshje si të mrekullueshme për kohën.

Gjatë kohës që trajneri madrilen qëndroi në “Anfield”, sfidat me Chelsea-n e Jose Mourinhos ishin ndër më të ndjekurat e kohës. Blutë dominuan për disa edicione kampionatin anglez, megjithatë trajneri spanjoll ia doli mbanë për ta eliminuar dy herë në harkun e vetëm tri sezoneve skuadrën londineze nga Champions League. Bëhet fjalë për eliminime të dhimbshme, pikërisht në fazën gjysmëfinale të kompeticionit më të lakmuar në Kontinentin e Vjetër, që acaruan pa masë marrëdhëniet ndërmjet dy trajnerëve dhe rritën ndjeshëm gjithashtu edhe rivalitetin mes dy klubeve.

Pas mungesës së rinovimit me Newcatle United, Rafael Benitez aktualisht është duke punuar në Kinë, ku drejton ekipin Dalian Professional. Rafa dhe Mourinho janë përballur plot 26 herë ndërmjet tyre. Përplasje të tilla si dhe rritja e rivalitetit ndërmjet dy klubeve apo dhe vetë protagonistëve konsiderohen shumë vite më pas nga trajneri madrilen si një diçka vërtet shumë e mirë për futbollin në tërësi.

Benitez kujtoi për Mail Online se sfida të tilla me Chelsea-n e Mourinhos kishin gjithçka, pasion, emocione të forta, si dhe respektin reciprok. 60-vjeçari iberik theksoi se rivaliteti në futboll i bën mirë këtij sporti përsa kohë ekziston respekti ndërmjet palëve dhe askush nuk humbet kontrollin dhe kalon caqet e lejuara. Benitez kujton se bashkë me ekipin e tij donin shumë që të ishin në gjendje për të rivalizuar me Chelsea-n pikërisht për shkak të parave të shumta që shpenzonin blutë asokohe, por gjithashtu ndeshje të tilla trajtoheshin edhe si një test i mirëfilltë për të provuar forcën e tyre të vërtetë dhe progresin e bërë.

Rafa shpjegon se si bashkë me futbollistët merreshin deri me detajet më të vogla për të kuptuar çdo lëvizje të lojtarëve kundërshtarë, apo qoftë edhe ndonjë ndryshim taktik që mund të vinte nga ana e trajnerit portugez. Në fillimin e mijëvjeçarit të ri Rafa theu hegjemoninë e dyshes Real – Barça, për të triumfuar me Valencian e tij dhe trajneri iberik filloi të konsiderohej si një ndër njerëzit më të ditur të këtij sporti. Benitez qartësoi se diferencën në sfidat Liverpool – Chelsea shpeshherë e bënin vetëm detajet, por gjithsesi ai rrëfeu se përgjithësisht përpiqej për t’u dhënë përparësi lëvizjeve të caktuara për të frenuar lojtarët kryesorë, që ishin John Terry, Frank Lampard dhe Didier Drogba.

Rafa foli me nostalgji për duelet në gjithë hapësirat e fushës si dhe skemat e tij për të mbuluar John Terryn në zonë, apo qoftë edhe këshillat për qendërmbrojtësin shtatlartë finlandez Sami Hyypia, për t’u ruajtuar nga shpejtësia e sulmuesit Didier Drogba. Rafa Benitez bëri një paralelizëm me sportin e Formulës 1, ku shpjegoi se piloti që ka makinën më të shpejtë do të parakalojë pa asnjë vështirësi çdo kundërshtar në pjesën e vijës së drejtë. Për kohën vërtet Chelsea u shndërrua në një superfuqi, duke patur parasysh edhe forcën e madhe në aspektin financiar për të fuqizuar ekipin me lojtarë shumë të mirë, megjithatë trajneri spanjoll e krahasoi Champions League-n si kompeticion me një cirkuit plot kthesa në Formula 1, ku një pilot i zoti është në gjendje të shfaqë gjithë talentin e tij.

Rafa shtoi se pavarësisht këtyre diferencave skuadra e tij ishte në gjendje për të rivalizuar dhe ai ndihej shumë krenar për këtë. Historia dihet Rafa Benitez ndihmoi Liverpulin për të fituar Champions League-n që në vitin e tij të parë në Merseyside dhe veterani madrilen hedh poshtë çdo përpjekje të të tjerëve për ta lidhur një arritje të tillë me fatin. Në finalen e madhe të Stambollit të kuqtë përmbysën disavantazhin e plot 3 golave ndaj Milanit të Ancelottit, për të triumfuar pas gjuajtjeve të 11-metërshave.

Trajneri iberik rrëfeu se të gjithë atyre që i përmendin fatin ai iu përgjigjet duke u kujtuar faktin që në atë sezon, përpara se të mbërrinte në finale, Liverpooli eliminoi me radhë si Juventusin ashtu edhe Chelsea-n. Përveç ndeshjeve në kampionat apo edhe përplasjeve në kupat e ndryshme në Ishull, spikasin pikërisht përballjet e famshme në Champions. Në vitin 2005 golin e vetëm në 180’ e realizoi mesfushori spanjoll Luis Garcia, gol për të cilin Jose Mourinho është shprehur se nuk e ka kaluar akoma edhe sot e kësaj dite vijën e portës, ndërsa në vitin 2007 në Champions si blutë ashtu edhe të kuqtë respektuan faktorin fushë duke fituar 1-0 në Stamford Bridge, megjithatë ishte pikërisht Liverpooli që u kualifikua për në finale pas penalltive të humbura në fund nga Robben dhe Geremi.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency