Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Benitez i rikthehet eksperiencës tek Inter, zbulon gabimin në klubin zikaltër

Një nga eksperiencat e shumta në karrierën e Rafale Benitez në profesionin e trajnerit, ka qenë edhe ajo në krye të Interit. Spanjolli u emërua “timonier” i zikaltërve në vitin 2010, mirëpo aventura me italianët nuk i përmbushi pritshmëritë me Benitez që u shkarkua pa e mbyllur sezonin.

Së fundmi, 62-vjeccari është rikthyer të flasë për Interin duke theksuar se gabimi i tij më i madh është fakti që pranoi të trajnonte një skuadër e cila nuk mund të bënte investime madhore në merkato si pasojë e Fair-Play financiar.

“Gabova shumë tek Inter në momentin që pranova të trajnoja skuadrën, duke mos pasur mundësinë e të bërit merkato. Në mes ishte edhe Fair Play financiar, këtë situatë më pas e vuajta edhe te Everton.

Aty kishin vite që investonin dhe shuma të mëdha, por në momentin që e mora përsipër detyrën, nuk mund të investonin më në të njëjtën formë si më parë”, u shpreh Benitez. Pikërisht, klubi i Premier League është edhe detyra e fundit në karrierë për Benitez që aktualisht nuk po e ushtron profesionin e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...