Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Benitez “thumbon” Kloppin: Unë kisha 20 milionë euro buxhet, sot një lojtar rezervë kushton 40 milionë

Liverpool-Real Madridit do të jetë një finale spektakolare e Champions League. Të tillë e pret Rafa Benitez, një ish-ish i dyfishtë, që ka lindur në Madrid dhe që po jeton në brigjet e Mersey-t.

“Reali ka reaguar mirë në momentet kyçe, duke përfituar nga cilësia e lojtarëve – tha trajneri spanjoll i intervistuar nga “As” – dhe do të shohim një Liverpool agresiv dhe dominues, i cili do të dëshirojë të imponojë intensitetin e tij që në fillim.”

Dy skuadra të Liverpoolit, të pakrahasueshme: Ka fituar një trofe të Championsit në krye të “The Reds”, në vitin 2005, e ka bërë edhe Jurgen Klopp, por gjermani ka mundësinë të përsërisë suksesin e vitit 2019.

“Kur mbërrita te Liverpooli në vitin 2004, kush ishin më të mirët? – pyet Rafa. – Gerrard ishte një djalë i ri, pa një rol fiks, Xabi Alonso ishte i huazuar tek Eibari, ndërsa Luis Garcia u nxor në shitje nga Barcelona. Fernando Torres ishte një qendërsulmues me 15-20 në Spanjë dhe kur mbërriti te ne shkoi në kuotën 33, pastaj ngritëm Mascheranon, që ishte rezervë tek West Hami, dhe Lucas Leivan, që më pas mbeti dhjetë vjet në klub. Ne paguam 6 milionë për Agger dhe kujtojmë Reinan, por ai ekip nuk mund të krahasohet me një Liverpool që shpenzoi një miliard. Para të shpenzuara mirë, është e vërtetë, por në stol ka lojtarë me vlerë 40 milionë, ndërsa unë – përfundon Benitez – kisha një buxhet total prej 20 milionësh”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...