Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Bennacer me koronavirus, nuk grumbullohet për miqësoren me Nice

Koronavirusi godet në shtëpinë e Milanit, pasi mesfushori algjerian Ismael Bennacer ka rezultuar pozitiv në një tampon të kryer gjatë javës dhe është vendosur menjëherë në izolim, teksa lajmin e ka dhënë vetë klubi kuqezi, që sqaron se futbollisti nuk është grumbulluar për miqësoren ndaj francezëve të Nice.

Në komunikatën e shpërndarë nga klubi milanez saktësohet se mesfushori është pa simptoma dhe vijon të stërvitet individualisht, teksa theksohet se në tamponët e fundit para ndeshjes me Nicen, asnjë prej futbollistëve të tjerë nuk ka rezultuar pozitiv.

“Ismael Bennacer nuk është grumbulluar për miqësoren ndaj Nices, pasi ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe është vendosur menjëherë në izolim. Futbollisti është asimptomatik dhe vijon stërvitjen individualisht, ndërsa ne kemi vënë në dijeni autoritetet shëndetësore. Bennacer nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të klubit, të cilët kanë rezultuar negativë të gjithë”, thuhet në deklaratën e klubit kuqezi.

Ky është një lajm aspak i mirë për trajnerin Stefano Pioli, pasi kur kanë mbetur vetëm tre javë nga starti i kampionatit, nuk do të mund të punojë si duhet me një nga titullarët e mesfushës si Bennacer, rëndësia e të cilit shtohet edhe më shumë pasi edhe Franck Kessie do të rikthehet me vonesë te kuqezinjtë.

Mesfushori algjerian bëri një gjysmë sezoni perfekt vitin e kaluar, por më pas humbi plot 25 ndeshje për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe vetëm në fillim të korrikut rinisi përgatitjet.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...